Flash

Inçeneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e administratorit, Leli Kraja

Lapsi.al 21 July 2025
Inçeneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e

Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb. Me urdhër të prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë. Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.

Në fokus të hetimeve janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të Qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Kontrollet zhvillohen në një moment kur Prokuroria ka përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit. Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan. Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të dhënat zyrtare të transaksioneve sipas Prokurorisë janë si vijon.

Bashkia Gramsh, 72 transaksione, në vlerën e 209 milion lekëve të vjetra. Bashkia Librazhd, 65 transaksione, me vlerë 265 milionë lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas, 71 transaksione, në vlerën e 223 milion lekëve të vjetra. Bashkia Cërrik, 71 transaksione, me një shumë totale mbi 308 milion lekë të vjetra. Për secilën nga këto bashki po verifikohet nëse shërbimet e kontraktuara janë kryer realisht dhe në përputhje me kontratat.

Ndërsa kontrollet dhe verifikimet e dokumentacionit vijojnë, organet e drejtësisë po përqendrohen edhe në përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë firmosur kontratat dhe kanë urdhëruar pagesat. Sipas burimeve të sigurta me hetimin, çështja pritet të zgjerohet më tej, ndërsa masa konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të merren në ditët në vijim.Kjo është një tjetër çështje që shton dyshimet për abuzim me fondet publike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur sërish inceneratorët në qendër të vëmendjes së drejtësisë dhe opinionit publik.

Ndërkohë, situata mjedisore në Elbasan është rënduar ndjeshëm, pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në fushën e mbetjeve, ku në muajin qershor të këtij viti, landfilli u përfshi nga flakët për disa ditë me radhë, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit dhe shqetësim të madh për banorët përreth.

Djegia e mbetjeve dhe pamundësia për të kontrolluar situatën ngritën pikëpyetje serioze mbi funksionimin e inceneratorit dhe kapacitetet e tij reale. Kjo ngjarje shërbeu si një nga nxitësit për thellimin e hetimit, për shkak të dyshimeve se shërbimet e kontraktuara për menaxhimin dhe djegien e mbetjeve nuk janë zbatuar siç parashikohet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI