Flash

Itali, shqiptari i shumëkërkuar për grabitje bankash arrestohet në resortin turistik

Lapsi.al 21 July 2025
Itali, shqiptari i shumëkërkuar për grabitje bankash arrestohet

Prej një viti disa gjykata, përfshirë atë të Bolzanos në Itali, po kërkonin një shqiptar 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje bankash.

Ai u arrestua më në fund në resortin turistik në Cervia. Për personin në fjalë, Mariglen Bequai (41 vjeç), janë lëshuar urdhër-arreste nga gjykata e Trevisos dhe ajo e Bolzanos.

Gjatë një kontrolli në Cervia, në provincën Ravenna, policia hasi në të shumëkërkuarin.

Sipas mediave, ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer disa vepra kundër pronës dhe se, së bashku me një bandë, ka grabitur dy banka në Vittorio Veneto dhe Meduna di Livenza.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Ravennës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI