Flash

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Lapsi.al 21 July 2025
Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duhet të komentojnë zgjedhjet në vendet e huaja. Lubonja tha se Trump bën pjesë në kategorinë e MAGA, e përbërë nga nacionalistët, sovranistët, konservatorë, të cilët po të marrim pikë referimi Europën gjejnë tek Europa, Le Pen, AfD, edhe tek Meloni.

“Janë këto parti që kryesisht kanë qenë kritike ndaj ideologjia neo-liberale, edhe ndaj globalizmit, që kanë ndërtuar një klasë dominonte në të gjithë botën. Tani këtu është pikëpyetja e madhe. një nga shkaqet e këtij raporti është sulmi i Trump, pas USAID. USAID ishte pikërisht paratë e mëdha të Amerikës nëpër botë, me atë që e kemi jetuar si ndihmë për shtetin e së drejtës”, tha ndër të tjera Lubonja.

Fatos Lubonja: Është kontradiktor dhe qëndrimet e tyre. Shpjegimi është se Trump bën pjesë në kategorinë e MAGA, e përbërë nga nacionalistët, sovranistët, konservatorë, të cilët po të marrim pikë referimi Europën gjejnë tek Europa, Le Pen, AfD, edhe tek Meloni.

Janë këto parti që kryesisht kanë qenë kritike ndaj ideologjia neo-liberale, edhe ndaj globalizmit, që kanë ndërtuar një klasë dominonte në të gjithë botën. Tani këtu është pikëpyetja e madhe. një nga shkaqet e këtij raporti është sulmi i Trump, pas USAID. USAID ishte pikërisht paratë e mëdha të Amerikës nëpër botë, me atë që e kemi jetuar si ndihmë për shtetin e së drejtës.

Një shpjegim tjetër kjo ishte maska e avancimit të interesave amerikane, ekspansionin i NATO, i interesave ekonomike. Janë kundër kësaj klase politike që kanë përdorur këtë ideologji. Retorikë që Trump e ka demontuar, por Trump është Amerika pa maskë.

Nëse Amerika me maskë, ishte ajo me të drejtat e njeriut. Trump është Amerika pa maskë. E ka thënë Kisinger, njëra është Amerika nuk ka miq, por interesa. E dyta, po të jesh armik i Amerikës je në rrezik, ama po të jesh mik është fatale. Bombat në Iran i hodhi.

Tha të bëjmë pastrim fare në Gaza. Ndërhyrje bën ai. Dhe një tjetër, JD Vance kur erdhi në Europë, ca tha në Mynih. Vlerat e demokracisë duhet ti mbrojë Europë. Nuk tha të bëni ç’të doni. Pra, unë nuk gjykoj që këtu problemi i madh është që vërtet perëndimi është në një krizë legjitimiteti, Trump në 2018 një nga këto regjimet që i do shumë, Arabia Saudite e mori gazetarin me urdhër të Bin Selman, e prenë copa-copa. Pas dy vjetësh Trump e priti, i bleu avion. U bë një konferencë. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI