Flash

Protesta e pazakontë/ Avokati rruan kokën para Kuvendit të Kosovës në shenjë revolte

Lapsi.al 21 July 2025
Protesta e pazakontë/ Avokati rruan kokën para Kuvendit të

Avokati Arianit Koçi ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit.

Me këtë akt simbolik, Koçi ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.

Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike. Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre.

Të këshilluara

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duh...

22:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI