Flash

Rama i vë syrin ndërtimeve të braktisura: Do ti konfiskojmë të gjitha

Lapsi.al 21 July 2025
Rama i vë syrin ndërtimeve të braktisura: Do ti konfiskojmë

Edi Rama, duke shpalosur masat e reja ndaj abuzimeve në sektorin e ndërtimit, deklaroi se qeveria është gati të konfiskojë të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që prej viteve ’90.

Sipas Ramës, ato përbëjnë jo vetëm plagë vizuale në qytete, por edhe rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik. Kryeministër prej 12 vitesh, Rama theksoi se është koha të ndalet loja me ligjin dhe të vihet rend në një sektor ku për shumë vite drejtësia ka mbajtur anën e shkelësve.

"Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime. Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit" - u shpreh ditën e sotme Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI