Flash

Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Lapsi.al 21 July 2025
Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier.

Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombola shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kanë ardhur në ndihmë situatës me mjete rrethanore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Rreth orës 18:30, në lagjen "1 Maji", Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI