Flash

Uma Thurman: “Pulp Fiction” e pranova me hezitim, nuk e prisja atë reagim

Lapsi.al 21 July 2025
Uma Thurman: “Pulp Fiction” e pranova me hezitim, nuk e prisja

Filmi i vitit 1994 i Quentin Tarantinos, “Pulp Fiction” mund të konsiderohet si një film ikonik, por Uma Thurman nuk e kishte idenë se sa ndikues do të ishte. Filmi legjendar i regjisorit 62-vjeçar tregon historitë paralele të dy vrasësve me pagesë me protagonistë Samuel L. Jackson dhe John Travolta dhe se si ata janë të lidhur me figura të ndryshme në botën e krimit të Los Angeles.

Aktorja 55-vjeçare luajti Mia Wallace, gruan misterioze të një gangsteri, në një kast që përfshinte edhe Bruce Willis, Tim Roth, Christopher Walken dhe Harvey Keitel. Filmi u nominua për 7 çmime Oscar, duke fituar në fund për Skenarin më të Mirë Origjinal.

Në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën britanike “The Times”, aktorja e nominuar për çmimin Oscar foli për karrierën e saj që tashmë përfshin 4 dekada duke u ndalur edhe te filmi legjendar i Quentin Tarantino. “E dija që ishte diçka e veçantë, mund ta kuptoje nga skenari, nga veçantia. Por ishte një film relativisht i vogël", - tha ajo.

Kur filmi u shfaq premierë në Kanë dhe fitoi Palmën e Artë, Thurman kishte 10 vjet që aktronte. Megjithatë, Thurman nuk ishte zgjedhja e parë e Miramax për rolin, pasi po merreshin në konsideratë edhe Michelle Pfeiffer, Meg Ryan, Holly Hunter dhe Rosanna Arquette.

Siç i kishte thënë më parë Vanity Fair, fillimisht ngurroi ta pranonte rolin. “Tarantino nuk ishte autori i respektuar, pothuajse mitik që është sot”, - tha ajo. Ajo sapo kishte përjetuar një dështim profesional në arkëtime me filmin “Eve Cowgirls Get the Blues” dhe ngurroi për shkak të natyrës “vulgare” të filmit. “Nuk isha e sigurt nëse doja ta bëja, sepse kisha disa probleme. Askush nuk mund ta besonte se ngurrova sadopak. As unë, kur e mendoj tani ”, - shtoi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI