Flash

Do bënte plaçkë në kohë lufte, zyrtari i lartë rus arrestohet për korrupsion

Lapsi.al 22 July 2025
Do bënte plaçkë në kohë lufte, zyrtari i lartë

Autoritetet ruse kanë arrestuar zëvendës guvernatorin e rajonit të Bryansk, Nikolai Simonenko, nën akuzën e përvetësimit të të paktën 818 milionë rubla (rreth 8.9 milionë euro).

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Simonenko dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë përvetësuar fondet gjatë ndërtimit të fortifikimeve kufitare – projekte që synonin forcimin e mbrojtjes në rajonin e tensionuar kufitar me Ukrainën.

Nëse shpallet fajtor, Simonenko përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.

Autoritetet kanë nisur gjithashtu hetime ndaj Yevgeny Shura, kreut të departamentit të projektimit dhe ndërtimit në rajonin e Bryansk.

Rajoni i Bryansk gjendet në Rusinë perëndimore, në një pikë strategjike mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, dhe është një ndër pikat kyçe të përqendrimit të trupave dhe infrastrukturës ushtarake që nga fillimi i luftës.

Skandalet po vijnë në një kohë kur Rusia ka rritur ndjeshëm investimet në infrastrukturën ushtarake, veçanërisht në rajonet që kufizohen me Ukrainën, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit të armatosur. Megjithatë, hetimet e fundit po hedhin dritë mbi mospërputhjet mes fondeve të deklaruara dhe rezultateve reale në terren.

Këto zhvillime ngrenë pikëpyetje serioze mbi efikasitetin e menaxhimit të fondeve publike në sektorin ushtarak rus, si dhe nivelin e përhapjes së korrupsionit në qarqet rajonale dhe qendrore.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI