Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku

Lapsi.al 22 July 2025
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Saimir Boshnjaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në media raportohet se Boshnjaku i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin nga data 20 korrik 2022.

Karriera e Saimir Boshnjakut

Boshnjaku ka filluar karrierën e tij pranë Gardës së Republikës, në muajin korrik të vitit 1992, ku ka shërbyer deri në vitin 2002. Gjatë karrierës së tij në Gardën e Republikës, Boshnjaku ka shërbyer në funsione të ndryshme drejtues si Komandat Toge, Komandat Kompanie, Specialist/Kordinator në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore (për delegacionet e huaja), Oficer Shoqërues Personal në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Në muajin mars të vitit 2002, Boshnjaku filloi karrierën e tij në Policinë e Shtetit si Inspektor i Zyrës Rajonale të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Tiranë, deri në muajin prill të vitit 2004. Në vijim ai ka mbajtur detyra të ndryshme drejtuese, si: Kryekontrollor, në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Port Durrës (Prill 2004 – nëntor 2004, Komandant Grupi, në Komisariatin e Policisë Fier (Nëntor 2004 – mars 2006), Shef i Sektorit për Trajtimin e të Huajve dhe Migracionit, në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Prill 2006 – dhjetor 2007), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2007 – qershor 2010), Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Qershor 2010 – korrik 2010), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës (Korrik 2010 – dhjetor 2011), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2011 – tetor 2012), Specialist/Kordinator në Drejtorinë e Studimeve Strategjike dhe Botimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit (Tetor 2012 – korrik 2013), Zëvëndësdrejtor për Sigurinë Publike dhe Shef i Sektorit të Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (Korrik 2013 – nëntor 2014), Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale dhe Hetimit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2013 – nëntor 2014), Specialist në Sektorin e Imigracionit në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Nëntor 2014 – tetor 2021) dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Tetor 2021- korrik 2022).

Në tetor 2002, ka ndjekur Kursin e kualifikimit të Avancuar për Gjuhën Angleze, pranë Akademisë Ndërkombëtar të Agjensive të Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Budapest, Hungari. Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si: “Lufta ndaj Trafikimit të Femrave për Shfrytëzim Prostitucioni“, organizuar nga Ministria e Rendit Publik dhe Ambasada Franceze (Nëntor 2003), Kurs për Policinë Kufitare për Trajnimin e Komandantëve të Pikave të Kalimit Kufitar, Programi Komandantëve Ndërkombëtarë, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), në Hungari (maj 2004), “Kurs i avancuar për Menaxhimin“ organizuar nga Akademia Amerikane e Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Roswell, New Mexico, SHBA, (14 janar – 12 shkurt 2006), “Kurs për Strategjitë e Komandimit”, organizuar nga Misioni Policor PAMECA dhe ICITAP, në Tiranë (22 mars – 29 korrik 2006), si dhe ka marrë pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve “ Përpjekjet Bashkëpunuese në Luftën kundrër Krimit Ndërkombëtar, në SHBA (15 prill – 3 maj 2013).

Të këshilluara

Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI