Flash

Kriza në Kosovë/ Osmani i drejtohet Kushtetueses: Po krijohet konflikt kompetencash

Lapsi.al 22 July 2025
Kriza në Kosovë/ Osmani i drejtohet Kushtetueses: Po krijohet konflikt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e një konflikti kompetencash kushtetuese që sipas saj është krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një konference për media Osmani theksoi se ka vepruar në përmbushje të detyrës së saj kushtetuese për të mbrojtur funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,” deklaroi Osmani.

Presidentja ka shtuar se kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm, kanë mbetur vetëm pak ditë mirëpo nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati kushtetues.

“Duke qenë se çdo afati detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim I aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë edhe pasoja juridike por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se kjo kërkesë ka karakter preventivë dhe bëhet për shkak të parandalimit të pasojave të pariparueshme.

“Kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në afatin e mbetur prej 4 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pra nëse ka sukses në konstituim ne do ta tërheqim kërkesën”, tha Osmani.

Ajo shtoi se qëllimi është që të qartësohet situata me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet sesi ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit të Kuvendit

“Duhet të sqarohet edhe çka ndodh nëse konstituimi i Kuvendit bëhet pas 26 korrikut. Mosrespektimi i aktgjykimeve nënkupton mosrespektim të Kushtetutës”, shtoi presidentja Osmani. /Telegrafi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI