Flash

Lapaj nxjerr teori tjetër: Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas rezultatit

Lapsi.al 22 July 2025
Lapaj nxjerr teori tjetër: Kërkova që mandatin ta marrë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar në studion e News24 zhvillimet e fundit brenda forcës politike që përfaqëson, në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit pas zgjedhjeve të 11 majit.

Lapaj tha se, si kandidati më i votuar i listës së “Shqipëria Bëhet”, kishte kërkuar që mandati t’i kalonte gruas më të votuar pas tij, për të respektuar vullnetin qytetar dhe parimet e transparencës. Por sipas tij, kjo kërkesë kërkonte dorëheqjen e Endrit Shabanit dhe Pano Sokos nga listat e përfaqësimit.

“Kam hasur rezistencë nga zoti Shabani, jo nga zoti Soko,” deklaroi Lapaj. “Zoti Shabani më tha se kishte dhënë një premtim publik dhe nuk tërhiqej. Unë i thashë: ‘Dakord, do të përfaqësoj 64 mijë njerëzit që na kanë votuar në rang kombëtar’.”

Lapaj u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet brenda lëvizjes dhe kërkoi ndjesë publike: “Dua t’i kërkoj falje çdo njeriu që na ka votuar dhe çdo qytetari që ka pritur të na mbështesë për këtë shëmti që po ndodh."

Të këshilluara

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:17

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duh...

22:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI