Flash

Lapaj-Shabanit: S'lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk

Lapsi.al 22 July 2025
Lapaj-Shabanit: S'lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar me tone kritike ndaj zhvillimeve brenda koalicionit, duke denoncuar sipas tij një skenar për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të shmangur hyrjen e tij në Kuvend.

“Nuk është thjesht diskutim për një mandat,” u shpreh Lapaj në një intervistë për News24. “Qëllimi është që mandati të kalojë përmes dajës së Shabanit që ndodhet në vendin e nëntë në listë. Unë do të isha një zë që nuk do i bëja fresk atij parlamenti.”

Ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e Endrit Shabanit: “Nëse daja i Shabanit ka vepruar me kokën e tij, pse zoti Shabani është hedhur në mbrojtje të këtij veprimi? I lamë atij drejtimin e fushatës në Tiranë dhe patëm një nga rezultatet më të dobëta.”

Lapaj theksoi se çështja është më e thellë se thjesht përplasja për një vend në Kuvend. “Qëllimi është i qartë, të pengohet funksionimi i listës së hapur dhe të ndalet hyrja ime si model në parlament. Sepse kjo do të thotë rezistencë ndaj pushtetit,” tha ai.

Lexo më tej: Fund tragjikomik për nismën që do të bënte Shqipërinë 

Ai kritikoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mosreagimin ndaj kërkesave të dorëheqjes së disa kandidatëve: “Kanë kaluar mbi 30 ditë dhe ligji parashikon që nëse nuk ka vendim, kërkesa quhet e miratuar në heshtje.”

Lapaj shtoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për ta përfshirë në marrëveshje politike: “M’u kërkua të bëhem pjesë e një koalicioni pro integrimit evropian që do t’i shitej BE-së si përfaqësues edhe i të rinjve. E kam refuzuar dy herë. Nuk kam pranuar të jem pjesë.”

Me tone të vendosura, Lapaj përfundoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet: “Nuk do të lejoj që vullneti i 64 mijë qytetarëve të përfundojë në një skuthllëk politik.”

Të këshilluara

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:17

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duh...

22:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI