Flash

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

Lapsi.al 22 July 2025
Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në

Kur Edi Rama flet për punësime me konkurs apo reformim të administratës publike, thjesht nuk duhet marrë seriozisht. Thirrjet e tij për “gjak të ri” në drejtimin e institucioneve janë fasadë. Shembull i freskët i kësaj është emërimi i drejtorit të ri të Portit të Sarandës, Admir Malaj, mëson Lapsi.al.

Ky i fundit ka qenë deri para pak kohësh drejtor porti në Vlorë dhe kryetar i PS-së. Rama e përzuri nga drejtimi i partisë në Vlorë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Motivi ishte se Malaj bëhej pengesë për prurje të reja në parti, sidomos për ato që vinin nga PD-ja. Por zgjedhjet mbaruan dhe me nder konkurset filluan të trumbetohen nga kryeministri.

Admir Malaj nga drejtor porti në Vlorë katapultohet në drejtor porti në Sarandë, vend që deri disa ditë më parë e mbante Alket Qëndro. Këtë të fundit e ka marrë vetë Rama në telefon për t’i kërkuar dorëheqjen. Natyrisht që fjalën e liderit suprem s’e bën dot dysh askush. Qëndro paraqiti dorëheqjen.

Malaj duke shfrytëzuar edhe shoqërinë me ministrin Pirro Vëngu, katapultohet në drejtimin e Portit të Sarandës. Nuk është problemi pse shkoi ai drejtor sërish si emër i përvecëm.

Çështja është te mendësia e Edi Ramës, tek tallja që ai bën me plot të tjerë që mashtrohen dhe dërgojnë CV sepse besojnë vërtet tek konkurset dhe shohin se si në fund emërohen shokët e ministrave, kushërinjtë dhe njerëzit e tarafit të deputetëve e zyrtarëve të partisë-shtet. Nuk ka konkurse me Ramën! Gjithçka është e paracaktuar! ©LAPSI.al

Të këshilluara

Paraqitet në SPAK biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Më herët në kuadër të një hetimi të ni...

10:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI