Flash

Vrasja e Gentian Bejtjas, gjykata liron nga burgu Edison Haxhiun

Lapsi.al 22 July 2025
Vrasja e Gentian Bejtjas, gjykata liron nga burgu Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edison Haxhiun, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në vitin 2023 në Fushë-Krujë. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për lënien e Haxhiut të lirë, pasi sipas tij ishin tejkaluar afatet e paraburgimit për këtë arsye kërkoi shuarje të masës së sigurisë.

Prokuroria e Tiranës dyshon se Haxhiu se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarajn për vrasjen e Bejtjas. Beqaraj është dërguar për gjykim si një prej autorëve të përfshirë në ngjarje. Ai ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij.

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI