Flash

Në pranga 31-vjeçari u dha me qira apartamentin 2 vietnamezeve për prøstitucion

Lapsi.al 23 July 2025
Në pranga 31-vjeçari u dha me qira apartamentin 2 vietnamezeve

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kontakti”, pas një hetimi intensiv disa ditor për goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat, person me precedentë penalë për vepra të rënda si tentativë vrasjeje, dhunë në familje dhe vjedhje. Ai akuzohet se ka dhënë me qira apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori” për qëllime prostitucioni.

31-vjeçari, me precedent për disa vepra penale, ndër to tentativë vrasjeje.

Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetaset nga Vietnami.

Sekuestrohen pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI