Flash

Arrestimi i Popoviç në Kosovë, Gjuriç takime me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës

Lapsi.al 24 July 2025
Arrestimi i Popoviç në Kosovë, Gjuriç takime me

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, me të cilët ka biseduar për arrestimin në Kosovë të ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviç.

Kryediplomati serb e ka cilësuar arrestimin e Popoviçit si “të pabazë dhe të paligjshëm”. Popoviç është dërguar në paraburgim njëmujor pasi më 18 korrik, gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.

Autoritetet në Kosovë thonë se ai dyshohet për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Gjuriç tha se arrestimi i Popoviçit përbën “ndjekje politike dhe vazhdim të një fushate më të gjerë frikësimi, poshtërimi dhe presioni ndaj popullit serb” në Kosovë.

Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se dialogu me Kosovën “nuk është i mundur në rrethanat aktuale” dhe shtoi se Serbia llogarit në mbështetjen e të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë për lirimin sa më të shpejtë të Popoviçit.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Beogradi, ndërkaq, llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat ndërkombëtare për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si një “vendim politik”. Ata kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe mbrojtjen e misioneve që veprojnë në territorin e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, deklaratë kjo që nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është cilësuar si kërcënim. Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë “qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”, që sipas tij, mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./REL

Të këshilluara

16-vjeçari mbytet në Lagunën e Patokut

Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. I mituri dyshohet se është mbytur në Lagunën e Patokut këtë të en...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI