Flash

Tiranë/ Mashtruan me shitjen e apartamenteve, dy të arrestuar, në kërkim noterja

Lapsi.al 24 July 2025
Tiranë/ Mashtruan me shitjen e apartamenteve, dy të arrestuar, në

Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë hetuar dhe goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar pas hekurave të qelisë dy të dyshuarit, teksa në kërkim është shpallur edhe një notere që ka ndihmuar një prej të ndaluarve që të falsifikonte dokumentet.

Operacioni është koduar “Apartamentet” dhe u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.

Të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja Majlinda Demollari.

Të arrestuarit janë një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij. Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit: M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament; N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj”, tha policia e kryeqytetit.

Pas veprimeve paraprake, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku mësohet se janë përplasur 2 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga ky ak...

09:12

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI