Flash

Vendimi i Francës për të njohur Palestinën tërbon Izraelin: E papranueshme!

Lapsi.al 24 July 2025
Vendimi i Francës për të njohur Palestinën tërbon

Pas vendimit të Presidentit të Francës Emmanuel Macron për të njohur shtetin e pavarur të Palestinës kanë ardhur menjëherë reagimet e para nga Izraeli. Në një deklaratë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi i Macron "shpërblen terrorin dhe rrezikon të krijojë një tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç u bë Gaza".

"Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një pikë nisjeje për të shkatërruar Izraelin - jo për të jetuar në paqe pranë tij. Le të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit", - shtoi Netanyahu.

Ndërsa ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, shkroi në frëngjisht në X se Macron i ka dhënë Izraelit një arsye "tjetër" dhe "më bindëse" "për të zbatuar më në fund sovranitetin izraelit mbi rajonet historike të Judesë dhe Samarisë dhe për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë iluzionit të rrezikshëm të një shteti të vetëm".

LEXO EDHE: Macron: Në shtator Franca do të njohë Palestinën si shtet të pavarur

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz tha se qëllimi i Francës për të njohur Palestinën si shtet ishte një “dorëzim ndaj terrorizmit”. “Në vend që të qëndrojë me Izraelin në këtë kohë prove, presidenti francez po vepron për ta dobësuar atë”, – shkroi Katz në X. “Ne nuk do të lejojmë krijimin e një entiteti palestinez që do të dëmtonte sigurinë tonë, do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të minonte të drejtën tonë historike për Tokën e Izraelit. Jemi të gjithë të bashkuar për të parandaluar këtë rrezik të madh.”

Ministri izraelit i drejtësisë, Yariv Levin, tha se vendimi i Francës kontribuon për terrorin ndaj bëri thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor.

Ndërsa ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, e quajti vendimin e Francës për të njohur një shtet palestinez një shenjë të “kolapsit moral” dhe jo të diplomacisë. “Ai shpërblen vrasjen masive dhe u thotë terroristëve islamistë: vrisni hebrenjtë dhe bota do t’ju japë një shtet”, tha ai, sipas gazetës “Haaretz”.

“Ky vendim i turpshëm do të hidhet në koshin e plehrave të historisë” - tha Amir Ohana, kryetar i Knessetit që akuzoi Macronin se ishte “bashkëpunëtor” dhe se vendimi dërgoi mesazhin se “terrorizmi ia vlen”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Delvinë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë ...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI