Flash

Ilir Proda mësyn në QSUT, kryepolici si i ngritur nga klubi jep një shfaqje banale

Lapsi.al 25 July 2025
Ilir Proda mësyn në QSUT, kryepolici si i ngritur nga klubi jep

Shfaqjet propagandistike dhe qesharake të drejtuesve të Policisë së Shtetit janë kthyer në normalitet në Shqipëri të paktën vitet e fundit.

Kujtoni Ardi Veliun në Komisionin e Sigurisë kur nxori videon e një nëne me pistoletë, vetëm e vetëm për të justifikuar dhunën e policisë ndaj djalit të saj minoren. Ndonëse video ishte shkëputur nga një film i nënës, Veliu përdori etiketime morale për familjen në fjalë.

Më pas ishte koha kur Gledis Nano shfaqej si kaçak me dylbi në Ksamil si për të treguar se kishte nënkontroll bregdetin e mbushur me jetski që morën edhe jetë njerëzish.

Sot radhën e kishte Ilir Proda, kreu aktual i Policisë së Shtetit, i cili u faneps në QSUT për të parë shefin e komisariatit të Delvinës, Agim Troci. Ky i fundit ishte shtruar në spital pas djegieve që pësoi në situatën emergjente të krijuar në Delvinë me zjarret.

Njëjtë siç bëjnë politikanët dhe sidomos shefi i tij në krye të qeverisë, edhe Proda e shndërroi qëllim në vetvete më shumë bërjen e fotos sesa shkuarjen në spital për të parë gjendjen e policit. Vërtitej në sallë njësoj siç vërtitet ajo që keni ju ndërmend e nuk e themi dot, duke penguar stafin mjekësor për të kryer shërbimin ndaj efektivit të plagosur.

Pa uniformë e pa asnjë shenjë dalluese të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhuroi mbrëmjen e sotme një tjetër shfaqje banale që pataksi jo vetëm ata që ishin në spital, por këdo tjetër që pa fotot e shpërndara për propagandë nga zyra e shtypit të Policisë së Shtetit. Ironia qëndron edhe në një fakt tjetër, se policit që po vizitonte në spital dhe që shfaqi cullak në media si të plagosurit që dergjen në spitalet e luftës, vetë kreu i Policisë së Shtetit i ka mohuar gradën.

Për ata që nuk e njohin, Ilir Proda përveç impostimit publik si snob dhe “çun i fortë” lagjeje, ka edhe një dimension tjetër. Ekzaltohet kur shpërfaqë krahinarizmin apo patriotizmin lokal, jo si superioritet më shumë sesa si delir apo kompleks inferioriteti i tij.

Me origjinë nga fshatrat e Delvinës e i lindur në Sarandë, Ilir Proda e imposton veten e tij si një lloj Robin Hood-i i asaj zone sa herë zbret poshtë. Ndaj edhe vajtja e tij sonte në QSUT sikur sapo ishte ngritur nga klubi i fshatit, shpjegohet gjithashtu me faktin se bëhej fjalë për shefin e komisariatit të Delvinës.

Po të ishte ndonjë efektiv i qyteteve të tjera ndoshta nuk kishte shkuar fare. Proda kërkon të duket me patjetër një lloj dalzotësi i asaj zone pavarësisht se në fakt ngjan si karagjoz pa uniformë në krye të Policisë së Shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI