Flash

Zjarr në Shpirag, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Lapsi.al 25 July 2025
Zjarr në Shpirag, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr i madh, që ra sot në fshatin Konisbaltë, ka përparuar pasditen e sotme drejt fshatit Mishovë e më pas drejt malin Shpirag, ku aktualisht po vijon me intensitet të lartë.

Zjarri është duke i përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Situata nuk po vihet dot në kontroll nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë, që kanë kërkuar edhe ndërhyrjen me helikopterë nga ajri. Ndërhyrja e tyre për fikjen e zjarrit po kryhet me mjete rrethanore, për shkak të mungesës së rrugës dhe kjo e bën mē të vështirë aksionin e zjarrfikësve dhe ushtrisë për fikjen e zjarrit.

Aktualisht zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag, ku po shkrumbon shkurre e ferra. Zjarri po përparon edhe drejt ullishteve në fshatin Galinë, ku janë përqendruar forca tê shumta zjarrfikësish dhe ushtrie, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive të fshatit Galinë.

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Rubik

Një vatër e re zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Molung të Njësisë Administrative Rubik. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me vegjet...

19:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI