Flash

Fier/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, 55-vjeçar i mbajti duart viktimës

Lapsi.al 26 July 2025
Fier/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, 55-vjeçar i

Është zbardhur dinamika e vrasjes makabre të Anesti Ramës, që dyshohet se mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.

Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel.

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.

Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit./Tch

Të këshilluara

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacione...

12:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI