Flash

I vrarë te sulmi terrorist serb, Albin Kurti bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut

Lapsi.al 26 July 2025
I vrarë te sulmi terrorist serb, Albin Kurti bën homazhe te varri i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë. Kurti ka kryer homazhe te varri i policit Afrim Bunjaku i cili humbi jetën nga sulmi në Banjskë. Kurti së bashku me ministren Gervalla dhe ministrin e punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar familjarët e policit të ndjerë. Kurti u shpreh se sot Bunjaku kujtohet nga i gjithë populli me nderimet pasi dha jetën për Republikën e Kosovës.

“Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Njëkohësisht është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Prandaj, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit, në nderim e në kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”, u shpreh Kurti.

Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 nga terroristë serbë të cilët sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI