Flash

"Jepi gaz se ka armë"/ Kërcënohet familja e ish-kandidates për deputete të PD (VIDEO)

Lapsi.al 27 July 2025
"Jepi gaz se ka armë"/ Kërcënohet familja e

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me thikë familjarët e ish-kandidatës demokratë për deputete në Sarandë. Në kërkim është shpallur shtetasi, Mariglen Bajrami.

Ka qenë vetë ish-kandidatja për deputete, Matilda Qurku që ka postuar pamje nga momenti që i riu i është afruar babait të saj me thikë në dorë, të cilën e mbantë të fshehur pas shpine. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

"E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.", shprehet ajo ndër të tjera. Qurku i bën thirrje qytetarëve që nëse e shohin 21-vjeçarin të lajmërojnë policinë.

"Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë. Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim. U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti. Kur nipi pa armën, i thotë: “Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë: “Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!” Babai im ishte shumë pranë agresorit. Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë. Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.

Agresori largohet... por jo për t’u ndalur. Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq. Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste: “Na ndihmo, po na vret!” është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj. E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar. 

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë: SIGURI dhe DREJTËSI. Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin Mbrojtje për familjen time.

Zbatim të ligjit për të gjithë. 

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje – jo për të bërë zhurmë, por për të treguar të vërtetën. P.S: Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit" - thuhet në reagimin e saj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI