Flash

Jobe Bellingham në stërvitjen e Dortmund me një makinë misterioze: ja çfarë është

Lapsi.al 27 July 2025
Jobe Bellingham në stërvitjen e Dortmund me një makinë
Polestar 5 do të zbulohet zyrtarisht në sallonin e Automobilave të Mynihut, IAA Mobility 2025, që zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator. Megjithatë, berline coupé elektrike me performancë të lartë është tashmë në veprim. Ajo është shfaqur në Brackel gjatë stërvitjes së Borussia Dortmund. Këtu Jobe Bellingham dhe Daniel Svensson, mesfushor dhe mbrojtës i skuadrës gjermane, patën mundësinë të bënin një xhiro si pasagjerë në bordin e makinës, të drejtuar nga një shofer. Bellingham, në një pamje të shkëputur nga një video e postuar në Telegram, jep autografe pak pasi ka zbritur nga prototipi. Aktualisht, kompania suedeze e makinave, në pronësi të kinezëve të Geely, është në negociata me klubin e futbollit për një bashkëpunim. Ndërkohë, një partneritet është zyrtarizuar në Itali disa ditë më parë mes Interit dhe Byd.

Si është ndërtuar

Polestar 5 e parë në Brackel ishte ende e mbuluar me një pelliculë që në njëfarë mënyre maskon format e saj, siç ndodh zakonisht me prototipet dhe modelet para-seri. Me gjithë këtë, modeli numër 5 (modelet e Polestar quhen me numra) ishte njoftuar në vitin 2021 dhe duhej të debutonte në vitin 2024, por kompania ka marrë më shumë kohë për ta përsosur. Lexo më tej: Jobe Bellingham humbet sfidën me Jude: nuk luan ndaj Real sepse nuk njeh rregullat Siç u tha, bëhet fjalë për një berline coupé me përmasa të mëdha, e pajisur me dy motorë elektrikë për një fuqi totale prej 872 kuaj fuqi dhe një çift rrotullues prej 900 Nm. Ka traksion integral. Parashikohet si rivale e Porsche Taycan dhe Mercedes EQS.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI