Flash

Me polemika e 80 minuta vonesë nga shiu, McLaren dominon në SPA me Piastri e Norris

Lapsi.al 27 July 2025
Me polemika e 80 minuta vonesë nga shiu, McLaren dominon në SPA me
Dopietë për McLaren me pozicione të përmbysura krahasuar me nisjen në Çmimin e Madh të Belgjikës, SPA. Fiton Oscar Piastri, i cili kalon poleman-in Lando Norris që në fazat e para të garës dhe më pas e mban pas vetes deri në flamurin kuadratë, pasi zgjodhi ndryshe në ndalesën në bokse: goma të mesme për australianin, të forta për britanikun që vinte nga dy fitore radhazi. Për Piastri (i cili nuk fitonte që në fillim të qershorit në Barcelonë), kjo është fitorja e gjashtë në vitin 2025 dhe e teta në karrierë, një bilanc i barabartë me atë aktual të Norris dhe Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit ngjitet në shkallën e tretë të podiumit, duke zmbrapsur në fillim të garës dhe sërish në fund përpjekjet e Max Verstappen (i katërti në fund). Gara e trembëdhjetë e Botërorit (e para e gjysmës së dytë të sezonit) nisi me një “rolling start” (pas katër xhirove pas makinës së sigurisë), një orë e njëzet minuta pas orarit zyrtar, për shkak të reshjeve të dendura që goditën pistën pak para orës 15:00.

Lexo më tej: Piastri triumfon në Jeddah, mposht një super Verstappen: Leclerc në podium me Ferrari

George Russell mbyll “top five” përpara Alexander Albon (Williams-Mercedes) dhe Lewis Hamilton, i cili – duke nisur nga fundi – përfiton maksimalisht nga kalimi më herët se të tjerët nga gomat intermediate në slick dhe renditet i shtati. Gara ishte sulmuese për Andrea Kimi Antonelli (edhe ai nga fundi), që realizoi disa parakalime, por nuk arriti të ngjitej më lart se vendi i gjashtëmbëdhjetë. Megjithatë, ai rikthehet të shohë flamurin në fund pas dy tërheqjeve radhazi që pas podiumit të tij të parë në karrierë në Montreal.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI