Flash

Xavi e Guardiola duan të jenë trajner të Indisë: mashtrimi bën qesharake Federatën

Lapsi.al 27 July 2025
Xavi e Guardiola duan të jenë trajner të Indisë: mashtrimi
Xavi dhe Guardiola kandidatë për t’u bërë trajnerë të Indisë, por gjithçka është një mashtrim: Federata indiane është vënë në lojë nga një grup “troll”-ësh, por një drejtues ishte shprehur tashmë publikisht me deklarata që lidhnin dy trajnerët spanjollë me kombëtaren. Duket si një histori e sajuar në tryezë, por është krejtësisht e vërtetë. As Xavi dhe as Guardiola nuk kanë dërguar CV-në e tyre nga email-i personal për t’u bërë trajnerë të kombëtares indiane. Këto zëra bënë bujë ditët e fundit, kur gazeta Times of India raportoi se ish-trajneri i Barcelonës kishte kandiduar për të marrë postin e trajnerit të ri. Zbulimi erdhi nga një drejtues i Federatës, por disa orë më vonë erdhi përgënjeshtrimi.

Lexo më tej: Ederson po largohet nga City: Guardiola gati 34 milionë euro për Trafford nga Burnley

Federata e Futbollit të Indisë (AIFF) konfirmoi se kandidimi i paraqitur në emër të ish-trajnerit të Barcelonës dhe ish-mesfushorit të Spanjës, Xavi Hernández, për rolin e trajnerit të kombëtares indiane ishte një mashtrim: “AIFF ka marrë një email me kandidaturat e trajnerëve spanjollë Pep Guardiola dhe Xavi Hernández. Autenticiteti nuk u konfirmua, dhe rezultoi se bëhej fjalë për aplikime të rreme.” Sipas asaj që raporton shtypi lokal, pas marrjes së një emaili që paraqitej sikur vinte nga një adresë spanjolle personale, komiteti etik gjithsesi e kishte refuzuar kandidimin për shkak të mungesës së fondeve: “Edhe nëse Xavi do të ishte me të vërtetë i interesuar për Indinë, do të na duheshin shumë para.”

Xavi e Guardiola duan të drejtojnë Indinë: Federata bëhet objekt talljeje

Pas refuzimit të kandidaturave false të Pep Guardiola e Xavi Hernandez, AIFF e ka përqendruar vëmendjen te tre profile mes 170 të konsideruar si të besueshëm. Kjo çështje ka ngritur disa dyshime, me disa që e kanë parë madje si një strategji të AIFF për të nxjerrë në pah një proces të vështirë rekrutimi pas ndarjes me spanjollin Manolo Márquez në fillim të korrikut. Tre emrat që kanë mbetur në garë janë: ish-lojtari ndërkombëtar Khalid Jamil, Stephen Constantine (i cili e ka drejtuar më parë ekipin në dy periudha), dhe ish-trajneri i Sllovakisë Stefan Tarkovic. AIFF kishte shkarkuar Igor Štimac në qershor 2023 përpara se të emëronte Márquez, por India u eliminua në fazën e dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Një situatë mjaft delikate për të menduar që njëri mes spanjollëve Xavi apo Guardiola mund të shkojë në New Delhi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI