Flash

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese së dosjes "Partizani", GJKKO rrëzon Berishën

Lapsi.al 28 July 2025
Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese së dosjes

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës se gjyqtarëve që gjykojnë çështjen "Partizani". Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela vendosi që trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj të vijojë shqyrtimin e dosjes.

Në argumentin për këtë përjashtimin e trupës gjykuese, thuhej se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

Malltezi tha gjithashtu se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.

Gjithashtu në seancën e fundit, zëvendës Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja "Partizani" teksa ka filluar gjykimi në themel. Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushërirë deputeten demokrate Andia Ulliri.

Të këshilluara

Digjet një automjet në aksin Fier–Seman

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk raportohet për per...

09:23

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI