Flash

Kukës, gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

Lapsi.al 28 July 2025
Kukës, gjendet një trup i pajetë pranë “Urës

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës.Sipas uniformave blu, trupi i përket një burri rreth 50 vjeç, por ende nuk është identifikuar. Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Delvina nuk gjen qetësi, rindizet zjarri

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë. Terreni i vështirë e bën problematike ndërhyrjen nga toka. Ndërkohë siç raportoi g...

15:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI