Flash

Sherr për një qethje në Vlorë, plagoset me thikë berberi

Lapsi.al 28 July 2025
Sherr për një qethje në Vlorë, plagoset me thikë

Një 25-vjeçar, i identifikuar si M. Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës.

Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Efektivët e policisë po kontrollojnë biznesin në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane.

Pas fjalëve, klienti ka qenë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar. Konflikti mund të ketë qenë i mbartur edhe nga ditë më parë, por këtë herë autori ka ardhur i pajisur me thikë për të kryer plagosjen.

Ndërkohë Policia ka identifikuar autorin, shtetasin Shkëmbor Skënderaj dhe po vijon punën për arrestimin e tij.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen ‘Isa Boletini’, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Delvina nuk gjen qetësi, rindizet zjarri

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë. Terreni i vështirë e bën problematike ndërhyrjen nga toka. Ndërkohë siç raportoi g...

15:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI