Flash

Vrasja e Anesti Ramës/ Nënë e bijë mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

Lapsi.al 28 July 2025
Vrasja e Anesti Ramës/ Nënë e bijë mbërrijnë

26-vjeçarja, Emanilda Rama dhe nëna e saj, Valbona Rama kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Fierit. Nënë e bijë si dhe bashkëpunëtori i tyre do të njihen sot me masën e sigurisë në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama. Ata janë shoqëruar nga policia teksa shihen duke u ulur nga mjeti të prangosura. Nënë e bijë më pas futen në ambientetet e gjykatës ndësa duken të qeta dhe aspak të shqetësuara nga prania e mediave.

Emanilda Rama u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

Valbona Rama nëna e vajzës, u arrestua pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. Ndërkohë, Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

Të këshilluara

Digjet një automjet në aksin Fier–Seman

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk raportohet për per...

09:23

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI