Flash

Financierja e Ajola Xoxës pranoi ryshfetin për leje ndërtimi nga Meriman Palushi

Lapsi.al 29 July 2025
Financierja e Ajola Xoxës pranoi ryshfetin për leje ndërtimi nga

Për të marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës firmat duhet te paguanin shumën e parave nën petkun e sponsorizimve në kompanitë e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës. Ka qenë dëshmia e të penduarës së drejtësisë financieres Adela Kondakçiu, e cila tregon për një nga episodet se se si firma Palushi SHPK ka transferuar ne kompanitë e Ajolës 50 mijë euro dhe më pas edhe shifra të tjera, në momentin që do të merrte lejen e ndërtimit.

Biznesmeni Meriman Palushi kishte planifikuar që të paguante 50 mijë euro për sponsorizimet e aktiviteteve të kryera nga rrjeti i organizatave jo-qeveritare të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por, shuma fillestare e sponsorizimit të dyshuar për Ajolën mund të rritej në vlerën e 70-80 mijë eurove, pasi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Veliaj të miratonte një leje ndërtimi për kompaninë “Palushi” shpk.

Ky detaj i deklaruar pranë prokurorëve të SPAK-ut nga financierja Adela Kondakçiu forcon dyshimet e organit hetimor se sponsorizimet e kryera nga kompani të ndryshme në favor të organizatave të Ajola Xoxes ishin fiktive dhe se ato shërbenin si akte korruptive, në këmbim të firmës që lëshonte kryebashkiaku për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Financierja Kondakçiu, e cila në Prill 2025 ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë, ka deklaruar para prokurorëve episode të ndryshme, mes të cilëve një bisedë me arkitekten private, Albana Koçollari.

E pyetur lidhur me pagesat e kryera nga “Palushi” shpk, Adela Kondakçiu deklaron se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro sponsorizime e ka marrë nga shtetasja Koçollari. Kjo e fundit i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.

Deklaruesja Adela Kondakçiu deklaron se nuk ka dijeni se për çfarë leje ndërtimi bëhet fjalë.

Po ashtu, financierja thotë se, pasi ka informuar Ajola Xoxën se kompania private kishte paguar 50 mijë euro, bashkëshortja e Veliajt kishte shprehur shqetësimin se përse kjo vlerë ishte e ulët.

Adela Kondakçiu, sipas asaj që ka deklaruar para prokurorëve, ka qetësuar Ajolën, duke i thënë se, pas bisedës me arkitekten Koçollari, pjesa tjetër e pagesës nga “Palushi” shpk do të paguhej në një moment të dytë.

Të dhënat nga burime të hapura tregojnë se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Erion Veliaj./ Syri tv

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI