Flash

Milan, qendërsulmuesi në gusht: Vlahovic i preferuar, por spikat edhe Gonçalo Ramos

Lapsi.al 29 July 2025
Milan, qendërsulmuesi në gusht: Vlahovic i preferuar, por spikat edhe

Është ajo foto, e shkrepur gjatë Kupës së Botës për Klube. Luka Modric dhe Gonçalo Ramos që shtrëngojnë duart, në përfundim të ndeshjes mes Real Madrid dhe PSG. Kush e di, ndoshta është një “mirupafshim”. Gonçalo Ramos është ndër opsionet e Milan për këtë verë: është një numër 9 cilësor dhe PSG sezonin e kaluar zgjodhi një rrugë tjetër, sulmin e lehtë me Dembélé, Doué, Kvaratskhelia. Nga ajo rrugë, për mënyrën si shkoi, nuk kthehesh më pas.

VLERËSIMI I PSG PËR RAMOS

PSG e pagoi 65 milionë dhe sigurisht nuk mund ta shesë lirë, edhe pse Ramos vjen nga një sezon ku ka luajtur vetëm 12 ndeshje si titullar në Ligue 1 dhe një në Champions: ka qenë një rezervë, sado cilësore. Statistikat e mbështesin: 19 gola në të gjitha kompeticionet mes kampionatit dhe kupave, një numër i lartë duke marrë parasysh minutat në dispozicion, pak më shumë se 1.800. Një gol për ndeshje, nëse llogaritet edhe koha shtesë. Është normale që PSG tani synon ta shesë – dhe si alternativë, mendon edhe për ta mbajtur – por në rast oferte interesante është e hapur për bisedime. Milan, me ato shifra, nuk mund ta blejë dhe hipoteza e shqyrtuar në “Casa Milan” është ajo e huazimit. Kur mund të realizohet një operacion i tillë? Në gusht.

KARTA MENDES

Milan, në këtë histori, ka një aleat: Jorge Mendes. Agjenti portugez sapo ka mbyllur marrëveshjen për Estupinan me Milanin dhe marrëdhëniet, edhe pas ulje-ngritjeve me Conceiçao dhe Joao Felix, janë të mira, më të mira se më parë. Edhe për këtë arsye një opsion i pamundur në korrik mund të bëhet i realizueshëm në gusht. Milan, nga ana tjetër, nuk ka nxitim: e di që duhet të marrë një numër 9, por njeh ligjet e merkatos.

Lexo më tej: Juventus, tre të padëshiruar bllokojnë merkaton në hyrje: Comolli nuk investon dot

VLAHOVIC DHE…

Gonçalo Ramos, pra, është një nga opsionet e vlerësuara nga Milan për rolin e qendërsulmuesit, një ndër opsionet e nivelit të parë nëse merret parasysh cilësia e lojtarit. Allegri ka folur disa herë në mënyrë të favorshme për Dusan Vlahovic dhe ky mbetet një opsion i fortë, më aktuali në mendjen e trajnerit. Të dy kanë problemin e kostos së operacionit – Vlahovic më shumë për shkak të kontratës, Ramos aktualisht për çmimin e kartonit – por të dy arrijnë rregullisht në shifra dyshifrore. Dhe përtej eksperimenteve me Leao si sulmues, përtej pritjes për Santiago Gimenez, Allegri është mësuar me qendërsulmues të mirë. Vlahovic dhe Ramos, ashtu si një Boniface në formë, do të ishin pasardhës të denjë të traditës.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI