Flash

Shpërndahen 120 kamionë me ndihma, 180 në pritje në Gaza

Lapsi.al 29 July 2025
Shpërndahen 120 kamionë me ndihma, 180 në pritje në Gaza

Mbi 120 kamionë me ndihma ushqimore u shpërndanë nga Kombet e Bashkuara dhe disa agjenci në ditën e parë të pauzës humanitare në Gaza. Mediat bëjnë të ditur se 180 kamionë të tjerë kanë hyrë në Rrip dhe pritet shpërndarja e tyre. Paralelisht, Izraeli, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kryen dërgesa të vogla ndihmash nga ajri.

Por, pavarësisht kësaj pauze të shpallur nga Izraeli për të lejuar futjen e ndihmës humanitare, të paktën 62 persona kanë vdekur në Gaza që nga mëngjesi.

“34 prej tyre po prisnin në radhë për t’u furnizuar me ndihma”, raporton Al Jazeera duke cituar burime lokale.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që uria mos të përdoret kurrë “si armë lufte”.

“Konfliktet vazhdojnë të përhapin urinë në Gaza, Sudan dhe gjetkë. Uria nxit paqëndrueshmërinë dhe minon paqen. Ne kurrë nuk duhet ta pranojmë urinë si armë lufte”, tha Guterres.

Por nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vijon të mohojë krizën e urisë. “Nuk ka politikë urie dhe as zi buke në Gaza”, tha Netanjahu. Madje ai shkoi më tej duke thënë se Izraeli e ka lejuar ndihmën humanitare gjatë gjithë luftës.

Sipas Sky News, gati 100 persona u vranë dje ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se trupat “qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të larguar një kërcënim të menjëhershëm” pasi “një grumbullim prej mijëra njerëzish u identifikua në Rripin verior”.

Të këshilluara

Donald Trump pritet me protesta në Skoci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë mbrëmje në Skoci me bordin e Air Force One, për një vizitë private pesë-ditore. Gjatë kësaj vizite, ai pri...

23:10

Ministri izraelit: Gaza duhet të zhduket!

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. “E gjithë Gaza do të jetë hebrej...

18:27

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI