Flash

Starmer- Izraelit: Njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund situatës në Gaza

Lapsi.al 29 July 2025
Starmer- Izraelit: Njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund

Kryeministri Britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të njohë një shtet palestinez në muajin shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr masa konkrete për të përfunduar situatën e tmerrshme në Gaza.

Starmer ka deklaruar se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, të arrijë një armëpushim, të bëjë të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe të angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete.

“Gjithmonë kam thënë se do të njohim një shtet palestinez si një kontribut për një proces të drejtë paqeje në momentin me ndikim maksimal për zgjidhjen me dy shtete,” tha kryeministri britanik në një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të kabinetit.

Starmer organizoi këtë mbledhje një ditë pasi deklaroi se publiku britanik ishte “i zemëruar” me imazhet e njerëzve që po vdisnin nga uria në Gaza, duke folur së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump në Skoci.

Kryeministri britanik po përballet me presion në rritje brenda Partisë së tij Laburiste për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, që u theksua edhe më shumë pas njoftimit të fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili njoftoi se Franca do të njohë një shtet palestinez në shtator.

https://youtu.be/5NxQE5L5v38

Të këshilluara

Donald Trump pritet me protesta në Skoci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë mbrëmje në Skoci me bordin e Air Force One, për një vizitë private pesë-ditore. Gjatë kësaj vizite, ai pri...

23:10

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI