Flash

U kapën me kokainë dhe ekstazi, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Zvicër

Lapsi.al 29 July 2025
U kapën me kokainë dhe ekstazi, arrestohet çifti

Një çift shqiptaro-italian është vënë në pranga nga policia zvicerane, pasi u është gjetur në banesë lëndë narkotike kokainë dhe tableta ekstazi. Mësohet se është arrestuar një 51-vjeçar me origjinë shqiptare dhe rezident në Gjermani, si dhe të një 35-vjeçareje italiane e vendosur në rajonin e Luganës.

Dy të dyshuarit, të cilët jetonin në një banesë në Davesco-Soragno, kishin fshehur në shtëpi rreth 1.4 kilogramë kokainë dhe disa gramë tableta ekstazi. Ata dyshohen për përfshirje në një rrjet të gjerë shpërndarjeje të drogës në zonën e Sottocenerit. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, të dy janë vënë në arrest.

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka zgjatur disa muaj dhe që ka çuar tashmë në arrestimin e disa personave të tjerë. Më 22 shkurt, gjatë një aksioni të policisë në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kg kokainë, mbi 1 kg kanabis dhe derivatet e tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Në atë rast u arrestuan dy italianë të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një shtetase rumune 28-vjeçare.

Më pas, në fillim të prillit, hetimet çuan në ndalimin paraprak të dy italianëve të moshës 57 dhe 34 vjeç, si dhe të një shtetaseje zvicerane 38-vjeçare. Policia po analizon edhe rolin e personave të tjerë të dyshuar, ndaj të cilëve nuk janë marrë ende masa kufizuese të lirisë. Ndaj personave të përfshirë rëndojnë disa akuza, përfshijnë shkelje të rënduar dhe kundërvajtje ndaj Ligjit Federal për Narkotikët, pastrimi i parave, armëmbajtje pa leje, e te tjera.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI