Flash

Arrestohet 57-vjeçari në Rinas, ishte dënuar për kontrabandë mallrash

Lapsi.al 30 July 2025
Arrestohet 57-vjeçari në Rinas, ishte dënuar për

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave.

57-vjeçari me iniciale G. S., synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim. GJKKO-ja ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

"Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv ndalimin e shtetasve që tentojnë të levizin ilegalisht, ndërkohë që janë në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GjKKO-ja, për 57-vjeçarin.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut. Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë", njofton policia.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 30 korrik 2025

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Paundi britanik blihet m...

08:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI