Flash

Bardha e Sarandës shijon famën nga reklama me Muçin

Lapsi.al 30 July 2025
Bardha e Sarandës shijon famën nga reklama me Muçin

Në një video të realizuar dy javë më parë, në zbatim të urdhërit të kryeministrit Edi Rama për të mos lejuar më shitjen pa faturë edhe në tregjet e fruta-perimeve, u bë e njohur Bardha e tregut të Sarandës, por edhe Muçi, inspektori lokal.

E ndërsa Muçi ka refuzuar të jetë sërish në publik nëpërmjet mediave, Bardha është më e hapur, shkruan A2. Por, cila është Fatbardha Nesturi, një nga shitëset më të vjetra të tregut në Sarandë?

“Unë kam 35 vjet këtu. Kjo është punë vetëm për Bardhën. Dita ime nis në 4 të mëngjesit, grumbulloj mallin nga fshatarët që e sjellin, e sistemoj...”, tregon Bardha.

Atëherë e frikësuar për vazhdimësinë e punës së saj me të cilën mban familjen, sot Bardha duket se po shijon famën e fituar nga ajo video virale. Famë e cila jo vetëm e bëri të njohur, por mesa duket i ka shtuar edhe punën: “Falenderoj njerëzit për mbështetjen. Mua më njihnin edhe më parë, por tani jam e famshme me vulë. Është rritur goxha puna ime. Mallin që nxjerr në mëngjes, e kam shitur deri në darkë”.

Bardha flet edhe për marrëdhënien që ka me bashkëqytetarin e saj, inspektor Muçin: “Është njeri shumë i mirë, jemi miq të mirë, jemi takuar shpesh dhe i flasim gjithmonë njëri-tjetrit në qytet”. /Marrë nga A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI