Flash

Destiny’s Child ribashkohen në koncertin final të Beyoncé

Lapsi.al 30 July 2025
Destiny’s Child ribashkohen në koncertin final të Beyoncé
Publiku i Las Vegas-it përjetoi një moment historik mbrëmjen e së shtunës, kur Beyoncé surprizoi fansat gjatë koncertit të fundit të turit të saj “Cowboy Carter” duke sjellë në skenë ish-anëtaret e Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Artistet performuan për herë të parë së bashku që nga viti 2018, duke ndezur skenën e stadiumit Allegiant me hitet e tyre ikonike si “Lose My Breath” dhe “Bootylicious”. Ato gjithashtu interpretuan edhe këngën “Energy” të Beyoncé, gjatë së cilës realizuan sfidën virale “Mute Challenge”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

  Para kësaj performance, ribashkimi i fundit i tyre ndodhi në Coachella 2018, ndërsa një tjetër moment memorabël ishte në Super Bowl-in e vitit 2013. Turi “Cowboy Carter” i Beyoncé nisi më 28 prill 2025, menjëherë pas fitores së saj historike për Albumin e Vitit në çmimet Grammy. Në qershor, ajo u shoqërua në skenë nga bashkëshorti i saj JAY-Z në Paris, në një tjetër moment të rrallë për fansat.  

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI