Flash

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Rrokajt dhe Gjonit për heqjen e masës së sigurisë

Lapsi.al 30 July 2025
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Rrokajt dhe Gjonit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit. Ata kërkuan heqjen e masës arrest me burg caktuar ndaj tyre në prill të këtij viti.

Gjoni dhe Rrokaj janë vënë në pranga pasi ata kanë hakuar më 12 mars emailet e 3 prokurorëve të SPAK. Hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-që sipas SPAK ishte i pacënuar, por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaileve të disa prokurorëve. SPAK shpjegoi pas arrestimit të tyre se nuk ka patur rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerat kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë.

Ata pasi kanë marrë akses të emaileve kanë shpërndarë dokumentet te disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 30 korrik 2025

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Paundi britanik blihet m...

08:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI