Flash

Kuçovë/ U kap me lëndë narkotike të ndarë në doza, arrestohet 31-vjeçari

Lapsi.al 30 July 2025
Kuçovë/ U kap me lëndë narkotike të ndarë

Një operacion i befasishëm antidrogë i koduar “Qytetari” në Berat ka çuar në pranga të dyshuarin si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Policia bëri sot me dije se i arrestuari është Enea Mehmetaj, 31 vjeç. Burime zyrtare sqaruan se kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të të riut, si i implikuar në shitjen në doza të lëndës narkotike kanabis sativa në Kuçovë.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesën e tij u gjetën sasi dhe doza hashashit, 5 peshore elektronike, 175000 lekë, 1060 euro dhe shuma në valuta të tjera të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

“Si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, operacioni “Qyteti”. Në kuadër të tij u vu në pranga shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas siguronte sasi Cannabis dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës”, njofton policia vendore.

Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë së Beratit, me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 30 korrik 2025

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Paundi britanik blihet m...

08:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI