Flash

Pamela Anderson dhe Liam Neeson në një romancë dashurie

Lapsi.al 30 July 2025
Pamela Anderson dhe Liam Neeson në një romancë dashurie

Pamela Anderson dhe Liam Neeson duket se po shijojnë një lidhje romantike larg zhurmës së Hollywood-it, duke kaluar kohë së bashku në shtëpinë e modeles në Kanada, sipas një raporti të fundit nga "Daily Mail".

“Pam gatuan dhe merret me kopshtari në shtëpi. Është një mënyrë jetese e shëndetshme dhe shumë larg glamurit të Hollywood-it, dhe Liam e adhuron këtë,” tha një burim pranë çiftit. “Ai përfshihet realisht në aktivitetet e saj të përditshme.”

Sipas të njëjtit burim, ata kanë qenë duke u takuar prej kohësh, megjithëse një raport i "People" thekson se lidhja e tyre është ende “në fazat e para”.

Romanca e tyre thuhet se nisi gjatë xhirimeve të filmit “Naked Gun” pranverën e kaluar në Atlanta. “Që kur u zgjodh për rolin, Pamela e kishte mendjen te Liam,” tha një burim për "Page Six". “Ajo gjithmonë e ka gjetur tërheqës dhe interesant.”

Pamela thuhet se i ka treguar miqve se aktori 73-vjeçar është i dashuruar pas saj dhe se bën gjëra të ëmbla për të – si t’i dërgojë lule apo të kalojë kohë me djemtë dhe qentë e saj.

Edhe vetë Neeson nuk i ka kursyer komplimentet. Në tetor të vitit të kaluar, ai e quajti Anderson “të mrekullueshme për të punuar” dhe pranoi se ishte “i dashuruar marrëzisht” me të. Nga ana e saj,  aktorja e “Baywatch” e përshkroi aktorin si “një zotëri i vërtetë” që “nxjerr më të mirën nga ti me respekt dhe mirësi.”

Në promovimet e fundit për filmin në Londër dhe Nju Jork, çifti u shfaq përkrah djemve të tyre, duke pozuar në tapetin e kuq. Madje, Pamela i dha një puthje në faqe Liam-it gjatë premierës në Londër, një gjest që ngjalli sërish thashethemet për lidhjen e tyre.

 

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI