Flash

Përleshje me thika mes shqiptarëve e grekëve, 3 të plagosur, 2 të arrestuar në Athinë

Lapsi.al 30 July 2025
Përleshje me thika mes shqiptarëve e grekëve, 3 të plagosur,

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në një prej rrugëve kryesore në Athinë të Greqisë, ku u përfshinë dy grupe, vendas dhe shqiptarë.

Pesë persona u bënë pjesë e konfliktit dhe më pas përleshjes me sende të forta dhe thika mbrëmjen vonë të së martës në sheshin Hymettus. Sipas informacioneve policore paraprake, gjithçka ndodhi kur personat e përfshirë filluan të grindeshin jashtë një dyqani ushqimesh bio, për një arsye të panjohur dhe më pas u përplasën.

Më pas njëri prej tyre nxori një thikë dhe filloi të godiste të tjerët, duke rezultuar në dërgimin e tre personave në spitalin "George Gennimatas", informon media greke. Bëhet fjalë për dy grekë të moshës  18 dhe 20 vjeç dhe një shqiptar 30-vjeçar. 20-vjeçari u plagos në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Oficerët e policisë shkuan me nxitim në vendngjarje dhe, pas kontrollit, vunë në pranga dy persona, konkretisht një shqiptar 18-vjeçar dhe një grek 17-vjeçar, të cilët do të çohen sot në Prokurori.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 30 korrik 2025

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Paundi britanik blihet m...

08:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI