Flash

Shtetet arabe dhe myslimane me deklaratë të përbashkët: Hamas të dorëzojë armët!

Lapsi.al 30 July 2025
Shtetet arabe dhe myslimane me deklaratë të përbashkët:

Për herë të parë, një grup shtetesh arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë bërë një thirrje të përbashkët që Hamasi të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët, si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur me Izraelin.

Deklarata u mbështet edhe nga të gjitha 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe, Bashkimi Evropian si një tërësi, dhe 17 vende të tjera, gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca në New York.

Qëllimi i takimit ishte promovimi i një zgjidhjeje paqësore për çështjen palestineze dhe zbatimi i formulës me dy shtete. Dokumenti i miratuar thekson nevojën që “qeverisja, sundimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez të jenë ekskluzivisht nën autoritetin e Autoritetit Palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”.

Në mënyrë të qartë, thuhet se “Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”, si pjesë e një procesi të mbështetur ndërkombëtarisht dhe në përputhje me objektivin për krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran.

Deklarata dënoi gjithashtu sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, ndërsa propozoi krijimin e një “misioni të përkohshëm ndërkombëtar për stabilizimin”, i cili do të vendosej me ftesë të Autoritetit Palestinez dhe nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

“Mirëpresim gatishmërinë e disa vendeve për të kontribuar me trupa në këtë mision”, thuhet në fund të dokumentit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI