Flash

Tom Cruise dhe Ana de Armas konfirmojnë lidhjen

Lapsi.al 30 July 2025
Tom Cruise dhe Ana de Armas konfirmojnë lidhjen

Tom Cruise dhe Ana de Armas duket se kanë konfirmuar thashethemet për një lidhje dashurie, pasi janë fotografuar duke u kapur për dore gjatë një arratisjeje në Vermont të dielën, sipas fotove të siguruara nga TMZ.

Dy aktorët u panë mjaft të afërt ndërsa shëtisnin nëpër qendrën e qytetit Woodstock, ku actor i “Mission: Impossible” u përpoq të mbante një profil të ulët, i veshur me kapele bejsbolli dhe syze dielli. Sipas burimeve, çifti kaloi ditën duke bërë pazar dhe duke shijuar akullore, ndërsa më pas bënë një xhiro me makinë nëpër një park kombëtar.

Romanca e tyre u vu sërish në qendër të vëmendjes pak ditë më parë, kur ata u panë së bashku në një koncert të grupit Oasis në Londër. Cruise u pa duke i kapur dorën aktores së “Ballerina”, ndërsa të dy dukeshin shumë të lumtur.

Gjithashtu, dyshja është fotografuar duke mbërritur në heliportin e Londrës për të dytën ditë me radhë, me një helikopter privat, së bashku me qentë e de Armas dhe me pak bagazh.

Lidhja e tyre u përfol fillimisht në shkurt, kur u panë në një darkë në Londër. Në atë kohë, një burim për revistën "People" mohoi thashethemet, duke thënë se ata po diskutonin për projekte të përbashkëta.

Por zërat u përforcuan në maj, kur Cruise mori pjesë në festën e ditëlindjes së 37-të të Ana de Armas në Londër dhe më pas u panë në një shëtitje të qetë në park.

Në një intervistë për “Good Morning America” në maj, de Armas foli me dashuri për marrëdhënien e saj me Cruise, duke e quajtur atë “argëtuese” dhe duke konfirmuar se po punojnë bashkë në disa projekte.

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të...

19:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI