Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

SPAK dhe autoritetet gjermane godasin skemën e mashtrimit të Call Center në Shqipëri

Lapsi.al 31 July 2025
SPAK dhe autoritetet gjermane godasin skemën e mashtrimit të Call

SPAK dhe autoritetet gjermane dolën sot në një konferencë të përbashkët për mediat ku folën lidhur me operacionin e përbashkët “Pandora” të SPAK me autoritete gjermane për call center-at e rremë në Tiranë që mashtronin qytetarët gjermanë.

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi, tha se grupi i personave të dyshuar vepronin duke u hequr si oficerë policie të rremë të cilët përpiqeshin të rikuperonin fondet e personave, të cilët kishin humbur në investimet e tyre në fushën e kriptomonedhave dhe investimeve të ndryshme në Forex.

Gjithashtu grupi rezulton i përfshirë edhe në mashtrimet bankare, mashtrime në investime dhe mashtrime për t’i ndihmuar këta persona për të rikuperuar këto humbje, tha prokurori.

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi ndër të tjera  se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Grupi kriminal sipas tij, mashtroi qindra persona në Gjermani.

6 prej të arrestuarve janë kapur në Shqipëri, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim.

Fjala e prokurorit Eneid Nakuçi:

U ekzekutuan masat e sigurimit për autorët e dyshuar të krimit të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet qendrave call center në Shqipëri.

Grupi i personave të dyshuar vepronin duke u hequr si oficerë policie të rremë të cilët përpiqeshin që të rikuperonin fondet e personave të cilët kishin humbur në investimet e tyre në fushën e kriptomonedhave dhe investimeve të ndryshme në Forex në kompanitë, duke u përfshirë edhe në mashtrimet bankare , mashtrime në investime dhe mashtrime për t’i ndihmuar këta persona për të rikuperuar këto humbje.

Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar më datë 18 prill të viti që kaloi nga ana e SPAK është ushtruar kontroll në ambientet e një call center të paligjshëm në Shqipëri ku u gjetën dhe janë sekuestruar prova materiale të dyshuara.

Rezultatet dhe provat digjitale të provave u dërguan për analizë të thelluar në Gjermani dhe çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë dhe jo vetëm.

Pas gërshetimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi. Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjerman, në momentin qe kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetaret e tyre dhe ju kerkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetarët.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI