Flash

Tammy Abraham publikon videon e hajdutëve: e ndoqi grabitjen e shtëpisë drejtpërdrejt

Lapsi.al 31 July 2025
Tammy Abraham publikon videon e hajdutëve: e ndoqi grabitjen e

Pas eksperiencës në Serie A, Tammy Abraham është transferuar te Besiktas. Me klubin turk është i angazhuar këto ditë në fazën paraeliminatore të Europa League. Ndërsa ndodhej në Stamboll, zbuloi se disa hajdutë kishin bërë vizitë në shtëpinë e tij në Londër. Futbollisti e ka ndjekur ngjarjen drejtpërdrejt përmes një aplikacioni dhe kamerave të sigurisë. Me një stories ai denoncoi ngjarjen: “Faleminderit Zotit që familja ime është mirë”.

Abraham denoncon grabitjen e ndodhur në Londër

Abraham ka bërë tashmë debutimin zyrtar me Besiktasin, me të cilin duhet të tentojë suksesin e parë të madh të sezonit – sepse duhet përmbysur humbja 4-2 e pësuar në shtëpi nga Shakhtar. Futbollisti anglez, këto ditë, përmes një aplikacioni zbuloi se disa hajdutë kishin ndërmarrë një bastisje të suksesshme në banesën e tij, në Londër.

Lexo më tej: Abraham i thotë po Besiktas, shok skuadre me Muçin: plusvalencë e madhe për Romën

Sulmuesi, ish-lojtar i Milanit dhe Romës, publikoi një video në të cilën shihen hajdutët duke u larguar nga banesa e tij, dhe në mbishkrim shkroi: “Një grup delinkuentësh erdhi për të grabitur shtëpinë time para disa ditësh dhe mori disa sende me vlerë. Faleminderit Zotit që familja ime është mirë”. Më pas shtoi: “Nëse dikush di apo ka dëgjuar ndonjë informacion, ju lutem ma bëni të ditur. Do ta zbuloj shumë shpejt.”

Futbollisti e pa vjedhjen drejtpërdrejt

Vjedhja u denoncua në rrjetet sociale nga Abraham, i cili, sipas asaj që shkruan ‘The Sun’, u njoftua nga një aplikacion për hyrjen e të huajve në shtëpi. Ai u lidh dhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë pa tre burra të maskuar duke hyrë në banesën e tij në Londër, burra që u larguan me disa sende me vlerë. Videoja nga kamerat e sigurisë, e postuar nga futbollisti, tregon këta tre keqbërës duke lëvizur në kopsht dhe duke ikur me një objekt të rëndë, ende të paidentifikuar. Njoftimi nga aplikacioni e kishte paralajmëruar futbollistin, i cili reagoi menjëherë duke thirrur forcat e rendit, të cilat megjithatë, kur ndërhynë, nuk i gjetën më hajdutët në vendngjarje.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/AQPHfrhP9RfAFfvI63BmtlDxu9_56tpRtAddSVFDFKM5mh20pTznL_-8AOYTqh96DVVboa5faGSvZjzK6CHGNGetAAs-Kd5lksiHvLI.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI