Flash

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Lapsi.al 1 August 2025
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj.

Në prangat e policisë ka rënë 42-vjeçari me dy identitete Kleanth Bylyku alias Armando Gega, banues në Vlorë.

I arrestuari mësohet se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ndodhi mëngjesin e datës 27 Prill 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës.

Ndërkohë më parë është arrestuar në Tiranë edhe Eris Mehmetaj, personi që dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

U arrestua si bashkëpunëtor, dëshmia e Eris Mehmetaj

Blutë kanë ndaluar në Tiranë më 30 Prill, personin që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, krim i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia ndaloi shtetasin Eris Mehmetin me origjinë nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë makinën vrasësit të Renato Hoxhajt.

Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi atentatori, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.

Eris Mehmetajt iu sekuestrua dhe një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur që ta arrestojnë.

Por, 37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, krimi që tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit.

Sa i përket makinës që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes, Eris Mehmetaj deklaroi është i njëjtë me atë që ka në pronësi.

Ndër të tjera, Eris Mehmetaj ka shtuar se automjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar, por nuk e di se për çfarë është përdorur makina.

37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Qielli do të jetë kryesisht i pastë...

07:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI