Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Ferri në Gaza, Spanja hedh nga ajri 12 ton ushqime

Lapsi.al 1 August 2025
Ferri në Gaza, Spanja hedh nga ajri 12 ton ushqime

Spanja njoftoi sot se ka dërguar 12 ton ushqime në Rripin e Gazës, në një përpjekje për të lehtësuar krizën humanitare që po përjetojnë banorët e këtij rajoni, të rrezikuar nga uria dhe sulmet izraelite. Ndihmat janë hedhur nga ajri, duke përdorur një avion ushtarak A400 të Forcave Ajrore Spanjolle.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Alvarez, bëri me dije se gjatë operacionit janë hedhur gjithsej 24 pako, secila prej tyre me peshë 500 kilogramë, që përmbajnë rreth 2,500 racione ushqimore.

Ai nënvizoi gjithashtu se kamionët me ndihma humanitare spanjolle janë aktualisht të parkuar në kufirin me Rripin e Gazës dhe pritet të futen në enklavë në ditët në vijim.

Në një kohë kur situata humanitare në Rripin e Gazës përkeqësohet dita-ditës, disa vende perëndimore, përfshirë Francën dhe Britaninë, kanë nisur dërgesa të ngjashme nga ajri për të mbështetur banorët e këtij rajoni.

Ndihmat vijnë ndërsa vendet e Lindjes së Mesme po përballen me një krizë dramatike humanitare, duke kërkuar ndërhyrje urgjente ndërkombëtare.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Një aksident ajror raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Venezuelë, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja aeroplai ushtarak ...

15:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI