Flash

Kanabis dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK çon në gjyq vëllanë e deputetit të PS

Lapsi.al 1 August 2025
Kanabis dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK çon në gjyq

Armando Ndreca do të përballet me drejtësinë pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, e cila e ka çuar çështjen në Gjykatën e Posaçme. Ai është vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të SPAK, Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në një grup të përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kg kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.

Armando Ndreca u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.

Por në janar 2025, ai u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ndreca u arrestua pasi doli në komunikimet e Sky Ecc për kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë e cila kultivohej kanabis sativa. Ndaj tij, SPAK ngriti akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”. Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën, e për pasojë u lëndua një person, pasagjer në nj...

17:23

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikan...

15:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI