Flash

Rama futet LIVE, duke e ditur se njerëzit do habiten nga pamja e tij (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2025
Rama futet LIVE, duke e ditur se njerëzit do habiten nga pamja e tij

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe ndërhyrjet për rregullimin e hapësirave publike. Me tëpër se kaq, Rama e di se njerëzit që do të shohin pamjet do të habiten nga look-u i tij i guximshëm. Me syze te kuqe grash, Rama flet 20 minuta rresht për sa mirë po shkojnë punët në Shqipëri. Megjithatë, ai e di më mirë se kushdo se elefanti në dhomë është pamja e tij me këto syze ekstravagante prej një stari avantgard hollivudian.

Po Rama çfarë tha?

Rama u shpreh se Shqipëria është vlerësuar bashkë me Italinë, Greqinë dhe Lituaninë për progresin në reformat e qeverisjes, por theksoi se puna nuk mbaron me kaq. Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë një vend me standarde europiane, ku hapësira publike të respektohet dhe të mos abuzohet.

“Na duhet të jetojmë e të bashkëjetojmë me idenë se të gjithë bashkë duhet t’i japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik dhe si një shtet i së drejtës. Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së duke i ndarë mbrapsht punët”, tha Rama.

Duke iu referuar ndërhyrjeve për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe qytete të tjera, Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm, por për një filozofi të qeverisjes që synon vendosjen e rregullave dhe respektimin e të drejtës së përbashkët.

“Nuk është aksion, por një mënyrë e të qëndruarit së bashku. Të gjitha ndërhyrjet në hapësirat publike do të trajtohen. Ato janë prona të qytetarëve dhe nuk mund të pushtohen pa leje,” shtoi ai.

Ai kujtoi se angazhimi i tij për hapësirat publike nuk ka nisur sot, por daton që nga koha kur ishte Ministër i Kulturës dhe më pas Kryetar Bashkie i Tiranës.

Rama gjithashtu komentoi edhe zërat kritikë që e akuzojnë për prishje të iniciativës private, duke sqaruar se qëllimi nuk është shkatërrimi i jetës urbane, por vendosja e një kufiri të qartë mes interesit publik dhe atij privat.

“Nuk jemi në Teheran, jemi në Tiranë. Nuk kemi dalë të sulmojmë kafenetë e restorantet, por të vendosim kufirin: trotuari është për qytetarët”, përfundoi Kryeministri. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Qielli do të jetë kryesisht i pastë...

07:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI